Lajmi i fundit: Tërmeti godet Malin e Zi

Rreth orës 01:20 pas mesnatës  së sotme, Mali i Zi u godit nga një tërmet i fortë, me një madhësi prej 4.3 shkallës gjersa epiqendra ishte 14 kilometra nga Herceg Novi.

Shumë qytetarë e ndien tërmetin dhe disa u zgjuan, raportojnë mediat malazeze.

Tërmeti zgjati për rreth 10 sekonda dhe zhurma e alarmeve të veturave në qytet u ndez ndërsa dritaret e shtëpive po dridheshin, librat po binin nga raftet.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet. Ndryshe, tërmeti e kanë regjistruar gjithashtu edhe shërbimet e CSEM-it.