KOMPENSIMI PËR FËMIJË TË POSALINDUR NGA KOMUNA E GUCISË

L A J M R I M

    Lajmrohen qytetarët e Komunës së Gucisë se në mbledhjen e Kuvendit të mbajtur me datë 25.12.2017 është sjellë Vendimi për plotësim të Vendimit për dhëniet dhe ndihmat sociale (“Gazeta zyrtare MZ dispozitat komunale “ nr. 04/18), me të cilen parashihet se nga Buxheti komunal të ipet  kompensim financiar për fëmijet e posalindur.

Të drejtë në këtë kompensim për fëmijët e posalindur kan njëri nga prindërit e fëmijës i cili është banorë i Komunës së Gucisë, me kusht që këtë të drejtë të mos e ketë shfrytëzuar në ndonjë komunë tjetër në Mal të Zi.

Lartësia e këti kompensimi është e caktuar në 100.00 Euro.

Të drejtën e kompensimit financiar  për fëmijën e posalindur e ka prindi, adoptuesi, kujdestari, ushqyesi apo personi të cilit i është dhënë besimi për fëmiun për përkujdesje, shkollim, etj duke deponuar kërkesen tek Sekretariati për administratë të përgjithshme dhe veprimtari shoqërore të Komunës së Gucisë, obligativisht duhe paraqitur si dëshmi kopjen e leternjoftimit, vertetimin e vendqendrimit të përherëshëm, çertifikatën e lindjes së fëmijës, si dhe vërtetimin që këtë të drejtë nuk e ka shfrytëzuar prindi tjetër në raste kur prindi tjeter banon apo e ka të lajmëruar vendqendrimin në ndonjë komunë tjetër në Mal të Zi.

Kjo e drejtë mund të shfrytëzohet deri sa fëmija të mbushë një vit.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 00382-67-610 335

Sekretariati për administratë  të  përgjithshme dhe veprimtari shoqërore

SEKRETAR

Shefkija Bektesheviq

LINKU https://www.opstinagusinje.me/al/lajmrim-kompensimi-per-femije-te-posalindur/