“Kurrë nuk do të ndalemi dhe LAPSH „Naim Frashëri“ ishte dhe do të mbetet në zemrat tona, sepse për 30 vjet kurrë nuk është ndalur dhe nga kjo shkollë kanë dalur shumë intelektualë, veprimtarë e sportistë. LAPSH ishte dhe do të mbetet drita e gjithhershme, dritë e jetëgjatësisë e rezultatit. LAPSH ishte dhe mbetet i gjithë shqiptarëve, jo i një krahine, partie apo feje“, na tha ndër të tjera, z.Naser Ulaj, kryetar i LAPSH për Cyrih.
Bülach, fillim- dhjetori
Nuk mundemi ta përshkruajmë përmes pak fjalëve të këtij reportazhi gjithë ate manifestim, organizuar nga LAPSH ( Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë) i kantonit Cyrih të Zvicrës, kushtuar 28 Nëntorit dhe 30 vjetorit të themelimit të shkollës plotësuese shqipe. Kësaj here, ishte qyteti i Bülachut, afër Aeroportit të Cyrihut, që priti mijëra bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare për të kremtuar festën e flamurit dhe 30 vjetorin e LAPSH për Cyrih. Nëse një kalimtarë rasti, do të kalonte aty pari, ku mbahej ky manifestim, do të thoshte, qenka një dasmë e madhe me shumë krushqi. Fëmijë me veshje kombëtare, të shoqëruar me prindër e të afërm, duke recituar e kënduar rrugës deri te salla, ngase veturat parkoheshin në një parking të madh afër sallës ku përkujdesej Fatjoni nga Bujanoci, dashamirës me shpirt i LAPSH edhe pse ishte ftohtë, ai përshëndetke me fjalët më të mira të mundshme çdo bashkatdhetarë, të dukej vetja, se je në tokat shqiptare. Më kishte marë malli të shoh një numër kaq të madh të bashkatdhetarëve në një festë. E vështirë të organizohej në atdhe e të mos flasim për në mërgim.closevolume_offNga vendi i ngjarjes
LAPSH ishte dhe mbetet institucioni i vetëm në mërgatë, që ka bashkuar, bashkon e do të bashkoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësisht vendi, bindje politike apo besimi.
E diela e katër dhjetorit, do të mbahet ndërmend për të gjithë ata, që ishin prezent, përveç një organizimi të shkëlqyer që ishte, në sytë e fëmijëve shihet emocion i papërshkrueshëm. Për të përcjellur këto dy ngjarje nga sytë tanë, shihej një numër jashtëzakonisht i madh, nuk kishte vend të lirë, shumë rrinin në këmbë, sepse salla ishte përplot. Sipas këshillit organizativ, ishin mbi 1.000 pjesmarrës, prindër, nxënës, mësues. Gjuha e ëmbël shqipe në çdo pjesë të sallës dëgjohej, fëmijë me flamuj kombëtarë, me veshje kombëtare. Kryetari i LAPSH-it për Cyrih, z.Naser Ulaj, me disa letra në dorë, shihej në çdo pjesë të sallës, duke përshëndetur të pranishmit, duke u konsulltuar me kryesinë e LAPSH-it, me mësuese e mësues, me ish mësues, me ish kryesinë e LAPSH-it të kantonit Cyrih, me moderatorin, fëmijët e kështu me radhë, sa që zëri i kishte ikur thuajse i tëri.
Nëpër disa tavolina shiheshin edhe emrat e disa musafirëve e në mesin e tyre edhe të Ambasadës së Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe Konsullatës së Kosovës në Cyrih. Musafirë special nga Kosova ishte znj. Barbana Sekiraqa – Dobra nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës, pastaj prezent ishte edhe konsulli i R. së Kosovës në Cyrih z.Sami Kastrati, si dhe deputet dhe këshilltarë shqiptarë nga kantoni Cyrih. Munguan nga Ambasada e Shqipërisë, ku vendet, që ishin rezervuar, më pastaj u zunë nga veprimtarë të tjerë, që pritnin të kenë një vend për të përcjellur këtë manifestim dhe nderuar fëmijët. Ashtu siç ishte planifikuar, filloi edhe programi. Ku disa herë u përmend për të pranishmit, që të ndalen bisedat mes veti, por të përcillet programi, sepse salla ishte shumë e madhe dhe numri jashtëzakonisht i madh i të pranishmëve.Nga vendi i ngjarjes
Me fjalë përshëndetëse dhe uruese, progami filloi me kryetarin e LAPSH për Cyrih, z.Naser Ulaj, njëherit mësues i devotshëm me vite e vite, ai përmendi se si është themeluar LAPSH në Cyrih, vështirësit e sukseset e deri në ditën e sotme. Gjithashtu, edhe njëherë, z.Ulaj, bëri thirrje publike, që bashkatdhetarët tanë të sjellin fëmijët në Gjuhën dhe Kuturën e Atdheut dhe falënderoi të gjithë të pranishmit, kolegët, kryesinë e LAPSH për Cyrih, disa mësuese nga kantoni Argau dhe kantone tjera. Znj. Barbana Sekiraqa – Dobra nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës nuk e mori fjalën, ngase moderatori e arsyetoi se kohën që do ia marrte me fjalë përshëndetëse, ta marrin fëmijët me programin e tyre. Me një fjalë përshëndetëse z.Sami Kastrati, konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, përshëndeti të pranishmit, përgëzoi për këtë organizim në emër të konsullatës dhe Ambasadorit të Kosovës, uroi që të gjithë festën kombëtare dhe 30 vjetorin e themelimit të LAPSH. Me fjalë përshëndetëse u paraqitën edhe musafirë të tjerë.
Poezi, këngë e valle ishte ëmbëlsira e manifestimit
Fëmijët e lindur dhe që po rriten në Zvicër, kënduan këngë flamurit, dëshmorëve e gjuhës shqipe. Secili mësues dëshironte që të del mirë nxënësi i tij, nuk mungonin edhe inçizimet përmes telefonave, fotografi nga mësues dhe prindër. Me disa valle, prezentuan edhe Ansambli Trojet, që vepron në Zvicër, të cilët dëshmuan, se është punuar e po punohet me përkushtim edhe për vallen shqipe. Programi kulturo-artistikë shkonte mirë dhe me plot duartrokitje. Kryesia e LAPSH për Cyrih ndau edhe disa mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën LAPSH – in në kēto 30 vite, mirënjoheje u ndanë dhe për ish kryetarët kantonal të LAPSH-it. Për të argëtuar të pranishmit ishin prezent edhe këngëtarë, si Gentijana Tafili dhe Xhemail Murtishi. Moderatori, z.Ramadan Morina i cili njihet në gjithë diasporën tonë, nuk e patë edhe të lehtë të prezentoj gjithë ate program të pasur, por në anën tjetër, doli i shkëlqyeshëm si gjithmonë i cili herë pas here jepte edhe disa barcoleta të shkurta dhe të lehta, që jepte buzëqeshje nga të pranishmit.Nga vendi i ngjarjes
Sigurisht, se edhe për stafin e TVSH, që kishin ardhur enkas nga Tirana për të regjistruar këtë manifestim ishte një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme, se gjuha jonë, tradita kombëtare, është ruajtur dhe po ruhet brez pas brezi. Edhe shumë e shumë fjalë po të shkruaj, do të jetë pak, sepse kjo ngjarje dëshmoi edhe njëherë, se LAPSH për kt.Cyrih është e fuqishme dhe do të vazhdoj pa u ndalur për të mirën e gjuhës shqipe, së bashku me LAPSH në nivel Zvicre. Patëm rastin të bashkëbisedoj me disa prindër, që ishin prezent, ata ndër të tjera na thanë: „Jemi të kënaqur, që fëmijët tanë kanë qenë nxënës të Shkollës Plotësuese Shqipe, ata flasin bukur shqipen dhe i falënderojmë kryesinë dhe gjithë mësuesit, sepse vërtetë kanë bërë një punë të madhe. Por, mbetemi të hutuar paksa, se diku po shohim shkolla shqipe e diku shkolla plotësuese shqipe LAPSH.
Ne jemi mësuar të lexojmë e të shohim LAPSH. Ndoshta është ndoj gabim nga mediat apo se çka po bëhet nuk jemi aq sa duhet në dijeni“. Kryetari i LAPSH për Cyrih në një prononcim enkas për medien tonë na tha: „Nuk kam se çka të shtoj, LAPSH ishte ai që bashkoi shqiptarët dhe do të mbetet kështu. Ky organizim siç dihet është nga LAPSH për Cyrih, po shihet sa përkrahje kemi. Jemi munduar pa rrahë gjoks se po bëjmë diçka, të kontribuojmë për gjuhën shqipe. Kurrë nuk do të ndalemi dhe LAPSH „Naim Frashëri“ ishte dhe do të mbetet në zemrat tona, sepse për 30 vjet kurrë nuk është ndalur dhe nga kjo shkollë kanë dalur shumë intelektualë, veprimtarë e sportistë. LAPSH ishte dhe do të mbetet drita e gjithhershme, dritë e jetëgjatësisë e rezultatit. LAPSH ishte dhe mbetet i gjithë shqiptarëve, jo i një krahine, partie apo feje, neve na ka bashkuar flamuri kuq e zi, na kanë bashkuar rilindasit tanë, patriotët e gjitha kohërave, dëshmorët e do t`na bashkojnë.
Falënderojmë shumë shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, që ishte dhe mbetet gjithmonë me ne, që na ka ndihmuar e po na ndihmon me të madhe, që ne të ruajmë gjuhën tonë, traditën tonë. Fëmijët e shkollës plotësuese shqipe, janë shembull edhe në mësimin e shkollës zvicerane, ku po korrin suksese dita ditës.
Presim në të ardhmen, të kemi edhe mbështetje më të madhe nga shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova. Ne do të vazhdojmë, sepse kemi përpara mërgatën tonë, këtë arterie kryesore të së mirës për atdheun në situata të ndryshme, që ka përjetuar kombi ynë. Gëzuar festën e flamurit, 30 vjetorin e LAPSH për Cyrih, të jemi të bashkuar, larg egos dhe vetëm me punë e përkushtim të sinqertë.Nga vendi i ngjarjes
Faleminderit të gjithë kryesisë së LAPSH për Cyrih, kolgeve e kolegëve, kryesisë së kaluar në nivel Zvicre dhe të aktuales, mësuesve pensionistë dhe gjithë prindërve, donatorëve, shtetit mikë Zvicrës e kombit zviceran. Me që jemi afër përfundimit të vitit 2022 dhe në prag të vitit të ri 2023, uroj të kemi shëndet, suksese dhe ditë të bardha për kombin tonë dhe miqtë tanë. Gëzuar“. Krejt në fund të këtij manifestimi, që i gjasoi një koncerti të organizuar me shumë profesionalizëm, fëmijët bënin foto me mësuesit e tyre të shoqëruar me prindër dhe të zotuar, se nuk do të ndalen së mësuari gjuhën e ëmbël shqipe. As syri i kamerës nuk mundet të marë të gjitha që kemi parë në manifestim, por çka është më kryesorja, Shkolla Plotësuese Shqipe „Naim Frashëri“ në Zvicër dhe jo vetëm në Zvicër, por gjithandej ku ka vepruar e vepron, i ka mbijetuar, do ti mbijetoj çdo kohe e situate, sepse puna që punohet është e shenjtë, në shërbim të gjuhës, traditës, kulturës sonë kombëtare dhe respektit e dashnisë ndaj shtetit ku po jetojmë. Fjalët edhe nëse, do të mundemi ti qëndisim janë pak, sepse LAPSH është fole feniksash e do të rrezatoj deri sa të egzistoj dielli dhe gjaku ilir.