Të nderuar anëtarë, simpatizantë, votues të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi,
Të nderuar qytetarë,
Përmes kësaj kumtese ju njoftojmë që në konsultimet e fundit të kryesisë së LDnëMZ, si dhe kryesive te degëve, njëzëri dhe me unanimitet të plotë është vendosur për mospërkrahjen e formimit të qeverisë së re të Malit të Zi.
Shprehim keqardhjen dhe indinjatën tonë që partnerët tanë të koalicionit pa u konsultuar dhe në formë të njëanshme, përmes diskutimeve të kafeneve (duke na telefonuar në momentin efundit për të nënshkruar marrëveshjen), pranuan që të legjitimojnë një qeveri me orientim prorus,antishqiptar dhe antiqytetar.
Praktika e vendosura më herët ku zotimet formale për orientim gjasme pro perëndimor i paraprijnë formimit të një tjetër qeverie e cila më vonë vazhdon punën në agjendën e vet proruse, është e papranueshme për neve dhe vlerësojmë e dëmshme për shqiptarët në Mal të Zi.
Për neve është e qartë qasja e qeverisë së re në formim, janë të pritshme veprimet të natyrës së marrëveshjes themeltare me kishën ortodokse serbe e madje ende më të thella e që kthejnë rrjedhën e ngjarjeve kundër perëndimit, Europës së bashkuar dhe parimeve në të cilat ne besojmë.
Si parti nacionale, kemi qenë gjithmonë krah dhe mbështetës të proceseve shtetndërtuesee properëndimore por e kemi detyrë që në të njejtën kohë të mbrojmë indentitetin tonë kombëtare kulturor, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.