Lehtësohen masat në MZ: Dyqanet deri në 22.00, lokalet deri 23.00

Në konferencën e sotme për media të Ministrisësë Shëndetësisë u prezantuan masat e reja kundër përhapjes së virusit korona.

Prej nesër lejohet dalja nga objektet banesore prej orës 5 të mëngjesit deri në mesnatë .Në Podgoricë e Danillovgrad, duke pasur parasysh përmirësimin e situatës epidemiologjike qysh javës së ardhshme lejohet ndjekja e mësimit në institucione, puna e kopshteve të fëmijëve, kurse palestrat do të punojnë prej orës 5 deri në orën 22.

Bastoret sportive do të jenë të hapura prej orës 7 deri në 22, kurse objektet gastronomike prej orës 7 deri në orën 23, me kufizim që pas një tryeze brenda objektit dhe në tarrace mund të rijnë vetëm deri në 4 persona. Shoqëritë ekonomike dhe ndërmarrësit që merren me tregti me pakicë do të punojnë prej orës 7 deri në orën 22, kurse është e lejuar dalja nga këto komunave, gjegjësisht komunikacioni ndërurban.

Masat e reja për Podgoricën dhe Danillovgradin prej më parë vlejnë për komunat Plavë, Guci, Petnjicë, Herceg Novi, Zhablak, Tivat, Kotorr, Plluzhinë, Budvë, Tuz, Rozhajë, Tivar, Ulqin, Bjello Pole dhe Cetinë. Ndërkaq, në Nikshiq, Mojkovac, Beran, Plevle, Kollashin, Shavnik dhe Andrijevicë vazhdohet me masat aktuale në këto komuna. Ndalimi i komunikacionit ndërurban do të jetë në fuqi prej të premtes në orën 21 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.