Lidershipi dhe Frymëzimi i Tranda Gjonbalaj Pefqelit në Concentrix: Një Dekadë Suksesi

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Concentrix vazhdon të jetë shembull i thyerjes së barrierave dhe krijimit të standardeve të reja në lidership. Me praninë e saj në gjashtë qytete të Kosovës dhe mbi 1,500 profesionistë, Concentrix është shpallur pesë herë radhazi si “Punëdhënësi më i Mirë i Vitit” – një histori e vërtetë suksesi.

Një nga gratë që po drejton këtë transformim është Tranda Pefqeli, Drejtoreshë e Operations në Concentrix Balkans. Me një dekadë përvojë në kompani, rrugëtimi i saj është një dëshmi e forcës, vizionit dhe lidershipit që hap rrugën për gjeneratat e ardhshme.

Në këtë intervistë ekskluzive, Tranda ndan filozofinë e saj të lidershipit, mësimet që ka nxjerrë gjatë karrierës dhe mesazhin e saj për gratë e reja që duan të bëjnë një ndryshim.

Si nisi rrugëtimi juaj në Concentrix dhe çfarë ju motivoi të hynit në industrinë e BPO?

E lindur dhe rritur në Gjermani, gjithmonë kam ndier një lidhje të fortë me Kosovën – vendin tim të origjinës. Në vitin 2015, dashuria më solli këtu dhe, në moshën 22-vjeçare, iu bashkova Concentrix në një moment kur kompania sapo po konsolidohej në rajon. Ishte një botë e re për mua – një qytet dhe industri të cilat nuk i njihja – por kisha një dëshirë të madhe për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Dinamika e lartë e industrisë BPO më nxiti të përqafoja inovacionin dhe lidershipin. Çdo rol që kam pasur gjatë këtyre viteve ka ndikuar në formësimin tim, duke më mësuar se lidershipi nuk është çështje autoriteti, por aftësia për të frymëzuar dhe zhvilluar talentin e të tjerëve.

Si Drejtoreshë e Operations në Concentrix Balkans, më motivon fakti që drejtoj një ekip që nuk kufizohet në thjesht tejkalimin e sfidave – ne i rimodelojmë ato.

Si e përshkruani stilin tuaj të lidershipit dhe si ndikon ai në zhvillimin e ekipit tuaj?

Lidershipi im bazohet në inteligjencën emocionale dhe një vizion të qartë strategjik. Besoj se për të pasur rezultate të shkëlqyera, duhet së pari të krijoj një mjedis ku çdo anëtar i ekipit ndihet i vlerësuar, i dëgjuar dhe i motivuar për të dhënë më të mirën.

Vendosja e objektivave ambicioze dhe qasja fleksibile janë dy shtylla kryesore në punën time. Inkurajoj inovacionin, përgjegjësinë dhe qëndrueshmërinë, duke ndihmuar ekipin të zhvillojë një mendësi të orientuar drejt zgjidhjeve. Kjo filozofi ka ndihmuar në krijimin e një kulture ku sfidat shihen si mundësi dhe ku suksesi është një arritje kolektive.

Cili ka qenë mësimi më i vlefshëm që keni marrë si lidere dhe si e ka formësuar ai mënyrën tuaj të punës?

Mësimi më i madh që kam marrë është se suksesi ndërtohet duke fuqizuar ata që ke pranë. Gjatë këtyre viteve, kam investuar kohë dhe energji në mbështetjen e ekipit tim, duke i ndihmuar të rriten profesionalisht dhe të zbulojnë potencialin e tyre të plotë.

Lidershipi nuk është të shtysh njerëzit të arrijnë suksese vetëm për hir të rezultateve, por të krijosh një ambient ku ata ndihen të mbështetur, të inkurajuar dhe të aftë të rriten vazhdimisht. Kjo qasje – vendosja e njerëzve në qendër të gjithçkaje – ka formësuar mënyrën se si drejtoj, duke ndërtuar një kulturë bashkëpunimi, respekti dhe zhvillimi të vazhdueshëm.

Cili ka qenë momenti më i rëndësishëm dhe më i kënaqshëm i karrierës suaj?

Pjesa më shpërblyese e udhëtimit tim ka qenë mundësia për të ndërtuar një ekip nga zero. Kur mora rolin e Manager Account në 2015, vendosëm bazat për Account tonë të parë të klientit – një arritje që më pas çoi në zhvillimin e projekteve të tjera të suksesshme.

Të shoh ekipin tim jo vetëm të përballojë sfidat, por të lulëzojë përballë tyre, është një nga përvojat më të vlefshme që kam pasur. Si grua në një rol drejtues, jam veçanërisht e përkushtuar ndaj mentorimit dhe fuqizimit të të tjerëve. Për mua, lidershipi nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet, por me ndërtimin e një kulture diversiteti, inovacioni dhe zhvillimi të vazhdueshëm.

Ju njiheni jo vetëm si Drejtoreshë e Operacioneve, por edhe si një sipërmarrëse e suksesshme. Si e menaxhoni këtë balancë dhe çfarë tregon kjo për mundësitë që gratë mund të krijojnë për veten e tyre?

Gjithçka që bëj – qoftë puna ime në Concentrix, qoftë drejtimi i Ateliers sime apo të qenit nënë dhe bashkëshorte – buron nga një pasion i madh për të krijuar hapësira ku njerëzit mund të lulëzojnë. 
Art Atelier nuk është thjesht një biznes; është një vend ku njerëzit mund të shprehin veten, të shkëputen nga rutina dhe të rigjejnë pasionin e tyre për artin dhe mirëqenien mendore.

Menaxhimi i këtyre roleve është sfidues, por me vizion, përkushtim dhe fleksibilitet, gratë mund të kapërcejnë çdo pengesë dhe t’i shndërrojnë ato në mundësi. Për mua, suksesin e përcakton aftësia për të gjetur balancën dhe për të udhëhequr me shembull, duke treguar se gratë mund të shkëlqejnë në çdo aspekt të jetës së tyre.

Çfarë mesazhi do t’u jepnit vajzave të reja që duan të ndjekin një rrugë drejt lidershipit në industri si BPO?

Mesazhi im është i thjeshtë: Suksesi nuk të jepet, ai krijohet.

Si gra, kemi fuqinë të thyejmë barriera, të sfidojmë normat dhe të frymëzojmë të tjerët. Mos kini frikë të dilni përpara, të kërkoni mundësi dhe të merrni vendime që formësojnë të ardhmen tuaj.

Besoni në veten tuaj, kërkoni mentorë dhe mos kini frikë të ndërmerrni hapa drejt lidershipit. Rrugëtimi juaj mund të bëhet një model frymëzimi për brezat që vijnë.

Nëse po kërkoni të punoni me kompaninë më të njohur në Kosovë dhe një lider global në BPO që vlerëson diversitetin dhe përfshirjen, aplikoni në Concentrix dhe ndiqni ata në Instagram @concentrixkosovo dhe në Facebook @ConcentrixKosovo.