Lidhja Demokratike dega Plavë Guci zgjodhi kryesinë e re

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i LDSH në Mal të Zi, z. Ivan Ivanaj, njofton se dje u mbajt Kuvendi zgjedhor i degës së LD për Plavë Guci. Në njoftimin ndër të tjera thuhet:”

https://www.facebook.com/share/p/kc7yWr4z4V7csuxK/?mibextid=WC7FNe

Sot në Guci u mbajt Kuvendi i Këshillit Komunal të LDSH-së. Kuvendi i përbërë nga 43 delegatë, zgjodhi kryesinë e re e cila do të udhëheqë me këtë këshill në 4 vitet e ardhshme. 

Puna e deritashme e këtij këshilli të udhëhequr nga Bujar Hasangjekaj, për 11 vite ishte e suksesshme dhe partinë tonë e pozicionoi mirë në skenën politike të Gucisë. 

Kuvendi sot zgjodhi kryetarin e ri, anëtarin tonë të devotshëm, personin që njihet si unifikues dhe i palodhshëm, z. Salih Gjonbalaj. 

Kryesia e re që u zgjodh sot është në përbërje si vijon:

1.Valbona Qosaj                                           

2.Ahmet Gjonbalaj                           

3.Tahir Gjonbalaj

4.Salih Gjonbalaj   

5.Bujar Hasangjekaj             

6.Gani B. Kukaj             

7.Rrezon Kukaj    

8.Gani R. Kukaj         

9.Sadri Balidemaj    

10.Mem Balidemaj  

11.Mustafë Çelaj          

12.Rilinda Gjonbalaj                      

13.Astrit Kukaj            

14.Shpetim Prelvukaj 

15.Fatbardh Gjonbalaj

Kryesisë së re i dëshiroj punë të mbarë në të mirë të komunitetit dhe interesave tona nacionale. 

Ivan Ivanaj,

Kryetar i LDSH.

https://www.facebook.com/share/p/kc7yWr4z4V7csuxK/?mibextid=WC7FNe