Ambasadorja e BE-se ne Mal te Zi, Oana Cristina Popa, përmes një postimi ne Twitter ka deklaruar se është shqetësuese mënyra e përshpejtuar e votimit te një ligji me te cilin do te ndryshohen kompetencat e Presidentit.
Kjo do te thotë se Bashkimi Evropian është kundër qe te ndërmerren hapa te ngutshme pas te cilave, do te mund te mandatohej Miodrag Lekiq për Kryeministër. Ky Ligj, nëse hyn ne fuqi do ta obligonte Presidentin qe t’i jep mandatin opozitës e cila nuk ka mbështetje te BE-se e as SHBA-se, qe eshte thënë e perseritur publikisht.
Mbetet te shihet, se a do ta nënshkruaj presidenti Malazez një Ligj te tillë, e ne rast te mosnenshkrimit Ligji kthehet ne Kuvend dhe nëse ne Kuvend ri-votohet, Presidenti është i detyruar ta nënshkruaj.