Shkruar nga: Sedat Cakiqi
Lirak Çelaj me prejardhje nga Vuthajt e Plavë-Gucisë me Ismet Cakiqin nga Llapashtica- gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së në vitin 1998-1999 shumë shpesh na vizitonin në vijat e frontit me gazetaret e televizjoneve dhe agjensit e lajmeve më të njohura te botes, si CNN, BBC, AP, etj.! Lirak Çelaj ju kishte bashkangjit radheve të UÇK në vendlindjen e 7 dëshmorve nga Bajraktarët e Llapashticës që kanë mbetur në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë në vitin 1879-1890 ! Nga Baba im Hajdari kam të të treguara ngjarjen nga gjyshi Jusufi dhe vëllau i tij Haziri që ishte „Redef“ i Hasan Prishtinës gjatë luftës së parë botrore (Redef – i besuar), të cilët kanë tregue se Vullnetarët nga treva e Llapit të prirë nga Mustafë Blaku kanë marr pjesë së bashku me Bajraqe tjera vullnetare të ushtrisë së periudhës së Lidhjes së Prizerenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare – Plavës dhe Gusisë . E Beteja ishte e shtrirë përgjat lumit Lim, që kalon për Plavë e në Berane e deri në Bjello Pole e tutje. Kjo luftë ishte rezistencë kunder vendimeve të Kongresit të Berlinit 1878 të cilat madje i kishte aprovuar edhe Porta e Lart e Stambollit me Ferman që njihte autonomin e Malit të Zi dhe ja njihte edhe shumë territore të banuara me shqiptar.
Me kryengritësit që komandoheshin nga Mustafë Blaku, Llapashticasit në kudër të Bajrakut të Gashit, kanë marrë pjesë dhe prej tyre kanë dhënë jetën 7 luftarë nga lagjja e Bajraktarve (lagjja Hodolli) të Llapashticës. Nga kjo kohë, lagjen e Hodollve e quajm edhe lagjja e Bajraktarve! Në Luftën e Limit në Malë të zi, ka marrë pjesë edhe Hysen Havolli i cili edhe ka sjell shtizën dhe bajrakun në Familjet e Dëshmorve të Hodollve! Ai bajrak është ruajtur në shtëpinë e Islam Miftarit (Cakiqi) me të cilin bajrak është luftue edhe në mbrojtjen e kufirit në Përpellac në vitin 1944.
Komandant i ushtrisë malazeze ishte Mark Milani, që në janar të vitit 1880, në përleshje me forcat shqiptare për pushtimin e Plavës dhe Gucisë, humbi 2000 forca malazeze.
Kjo pjesë e kujtimeve të Llapashticasve është e gjallë edhe sot e kësaj dite, pasardhësit e tyre ruajnë kujtimet po edhe emërtimet tipike si është rasti me lagjen e Bajraktarëve e cila bart këtë emër nga kjo periudhë dhe nga dëshmorët e saj për Bajrakun dhe luftën e tyre! Varret e 7 Dëshmorëve të Llapashticës janë në luginen e lumit Lim në Plavë, pra shumë largë nga qafe e Çakorrit me dhjetëra kilometra, veç mos të harrojëm!
Ky është një fakt interesant, të gjitha luftrat çlirimtare – posaqërisht nga Lidha e Prizerenit (1878) e deri te lufta e UÇK (1998-1999) kishin një përfshirje nga të gjitha trojet kombëtare, se edhe lufta e UÇK ishte gjithëpërfshirëse, kishte nga te gjitha viset shqiptare, nga te gjitha besimet fetare dhe nga te gjitha bindjet politike.