Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prixin ‘Tashkent 2018’

Edhe xhudistja e re, Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në Uzbekistan.

Loriana Kuka ka vazhduar suksesin e Kosovën në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 78 kilogramë, duke çuar në katër numrin e medaljeve të fituara nga xhudistet tona.

MADHËSHTORE: Edhe Loriana Kuka e ARTË, Kosova me katër medalje në Uzbekistan??
+++
Loriana Kuka ka vazhduar suksesin e ekipit tonë të xhudos në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 78 kilogramë, duke çuar në katër numrin e medaljeve të fituara nga xhudistet tona, prej tyre tri të arta dhe një e argjendtë. Një sukses i tillë nuk ishte arritur asnjëherë më parë.
Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg) fituan të premten të artën, ndërsa Nora Gjakova (-57 kg) të argjendtën.
Kampionia e Evropës U-23, Loriana Kuka, fitoi të artën, pasi në finale mposhti austriaken Bernadette Graf. Në përgjithësi, Kuka shënoi katër fitore, të gjitha me Ippon dhe një pa luftë.
Ky sukses, që vjen një javë pas shpalljes kampione e Evropës U-23, i sjell Lorianës 700 pikë Olimpike, për të vazhduar suksesshëm garën për normën Olimpike Tokyo 2020.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin masiv të kombëtares tonë të xhudos, me në krye mjeshtrin e këtij sporit, trajnerin, Driton Kuka.

Prej tyre medaljeve, tri janë të arta dhe një e argjendtë. Një sukses i tillë nuk ishte arritur asnjëherë më parë.

Majlinda Kelmendi triumfoi në kategorinë deri në 52 kg, Distria Krasniqi deri në 48 kg, fituan të premten medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova deri në 57 kg të argjendtën.