Një natë më parë u bë e ditur se aeroplani që solli kosovarët nga kampet e Sirisë mbante një flamur amerikan në bisht. Por, BBC sonte njofton se aeroplani që ka sjelle gratë e fëmijët kosovarë i takon ushtrisë amerikane.
Kosova ka rikthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, prej tyre 74 fëmijë, 32 gra dhe katër të luftëtarë të dyshuar xhihadistë.
Të gjithë këta siç raporton BBC mbërrin në Prishtinë me ndihmën e një aeroplani të ushtrisë amerikane.
Ambasada e SHBA’së në Prishtinë sot ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës, për riatdhesimin e 110 kosovarëve të cilët kanë jetuar në Siri, 4 prej të cilëve kanë luftuar krah ISIS’t.
Sipas tyre me këtë veprim Kosova po vendos një standard të ri për Koalicionin Global për të mposhtur ISIS’in.
Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Sirisë që nga viti 2012. 70 prej tyre u vranë duke luftuar krahas grupeve të ndryshme xhihadiste.
Ndërkohë sipas policisë, 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe 8 fëmijë mbeten ende në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.