Site icon PLAVA E GUCIA SOT

L’UNIVERS (1880) / PREMTIMI I ALI PASHË GUCISË NDAJ ULQINAKËVE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Gusht 2020

“L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Raguzë, 11 nëntor.

Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor :

Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.

Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.

Exit mobile version