Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.
Kelmendi e ka mundur kampionen e botës 2017, në gjysmëfinale e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe
Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-tës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror.
Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë