Në dokumentin të cilin Lëvizja Malaziase do t’ia prezanton opininionit publik të mërkurën e ardhshme në Podgoricë ceket që “trupat serbe në vitin 1918 e kishin okupuar Malin e Zi më forcë të armëve, e kishin suprimuar rrëndin kushtetues dhe e kishin bërë aneksimin e vendit”.
Lëvizja Malaziase (Crnogorski pokret), organizatë kjo e themeluar në vitin 2017, është duke e përgatitur nismën me të cilën kërkon nga autoritetet malaziase dhe ato serbe që të formohet një komision ei cili do të merret me, siç ceket, “vlerësimin dhe dëmshpërblimin e dëmit Malit të Zi i cili ishte shkaktuar me sjellje armiqësore të Serbisë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe gjatë aneksimit në vitin 1918”.
Siç transmeton IN4S, duke e cituar gazetën “Pobjeda” të Podgoricës, nismën në fjalë kjo lëvizje do tia adreson presidentëve të shteteve, qeverive dhe parlamenteve të Malit të Zi dhe të Serbisë, Kishës Ortodolse Serbe, Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe Matica srpska.
Në këtë dokument të cilin Lëvizja Malaziase do ta prezanton të mërkurën e ardhshme në Podgoricë theksohet se “trupat serbe në vitin 1918 e kishin okupuar Malin e Zi me forcë të armëve, kishin suprimuar Kushtetutën dhe e kishin bërë aneksimin e vendit”.