Podgoricë
Policia malazeze ka arrestuar personin A.G (35) nga Rusia për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale përhapje të panikut dhe rrëmujës lidhur me koronavirusin.
Nga Drejtoria policore e Malit të Zi theksuan se A.G në profilin e një rrjeti social publikoi se në Mal të Zi janë të sëmurë rreth pesë mijë persona nga koronavisuri dhe se gjashtë kanë vdekur, ndërsa Malin e Zi e pret skenari si në Itali.
“Ajo në postimin theksoi se stafi i Hotelit Avala është i infektuar me koronavirus dhe se janë shtruar në spital. Policia e lokalizoi dhe arrestoi A.G. me dyshimin se ka kryer vepër penale të përhapjes së panikut dhe rrëmujës dhe do të dorëzohet në prokurorin kompetent në Kotor”, konfirmohet nga policia.