Mali i Zi arreston edhe një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia malazeze ka njoftuar sot se ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, që është arrestimi i dytë i të dyshuarve për krime lufte në dhjetë ditët e fundit.

Policia në Herceg Novit ka arrestuar dje I.B. (48) nga Kosova, sipas fletarrestit të Interpolit dhe për të siguruar praninë e tij në procedurën penale kundër tij në Kosovë, ka thënë policia malazeze.

Gjykata e Lartë në Podgoricë i ka caktuar të arrestuarit masën e paraburgimit ekstradues.

Në njoftimin e policisë nuk jepen detaje të tjera.

Ky është arrestimi i dytë në Mal të Zi i të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Në fund të shtatorit, shtetasi serb M.V u arrestua në veri të Malit të Zi, nën dyshimin se kishte kryer krim lufte në territorin e komunës së Pejës në vitin 1999.

Ai gjithashtu u caktua në paraburgim me ekstradim.

Siç është shpjeguar më parë nga gjykata, paraburgimi i përkohshëm mund të zgjasë deri në 40 ditë.

Nëse Kosova nuk aplikon për ekstradim brenda 18 ditëve nga dita e ndalimit, ata do të lirohen.