Dy rrugë zhduken në tunele malore, lart mbi një fshat të fjetur të Malit të Zi, duke shënuar fundin e pafat të një projekti gati një miliard dollarësh, i cili po rrezikon ta rrënojë ekonominë e vendit të vogël ballkanik. Pas gjashtë vjetësh së hapuri tunele nëpër shkëmbinj dhe së ndërtuari shtylla betoni mbi gryka dhe kanione, rruga nuk çon askund.
(Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)