Mali i Zi pezullon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor

Kompania ajrore e Malit të Zi ka pezulluar përkohësisht fluturimet, megjithëse nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht me koronavirus.

Është paralajmëruar gjithashtu një pezullim i përkohshëm i trafikut ndërkombëtar rrugor dhe hekurudhor.

Këto janë masa të reja të përkohshme të Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive, takimi i të cilit u mbajt sot, njofton Qeveria e Malit të Zi.