Jemi krenarë t’ju informojmë se Federata Ndërkombëtare e Skyrunning (ISF) ka përfshirë Gucinë, Bjeshkët e Nëmura dhe Malin e Zi si pjesë të Kampionatit Botëror të Skyrunning në Kampionatin “VK OPEN” nën kategorinë Vertical Kilometer®.
Kampionati “VK OPEN” 2022 përbëhet nga tetë gara plus Finalja e Madhe e shpërndarë në shtatë vende: Brazili, Kili, Mali i Zi, Portugalia, Spanja, Bullgaria dhe Italia. “Njoftojmë të gjithë ata që janë të apasionuar nga garat në terrene të larta dhe të pjerrëta, siç janë Bjshket e Nëmura, se gara në Guci është planifikuar për 14 gusht 2022., në luginën e bukur akullnajore të Grebajës, në një gjatësi prej 3,5 km dhe një ngjitje prej 1100 m + që është lartësia më e madhe nga të tetë garat. Përveç garës “Vertical Kilometer” do të zhvillohen edhe dy gara të tjera: SkyRace® në gjatësi 30 km me 2140 m + diferenca lartësie dhe SkyUltra® në gjatësi 50 km dhe 4400 m + diferenca lartësie.
Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë dashamirët e natyrës dhe sportit të vizitojnë Bjeshkët e Nëmura dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje emocionuese”, tha Irfan Radonçiq, drejtor i Organizatës Turistike të Gucisë.
Kalendari i të gjitha garave në kuadër të garës është si më poshtë:
– Mars 5 – KM Vertical de Câmara de Lobos, Portugal – 3.3 km / 1,000m+
– Prill 15 – Insanity Mestre Alvaro VK, Brazil – 4.8 km / 1,014m+
– Prill 24 – Mahuida Vertical Kilometer®, Chile – 4.5 km / 1,050m+
– Maj 27 – Santana Vertical Kilometer®, Portugal – 4.8 km / 1,003m+
– Qershor 2 – Orobie Vertical, Italy – 4 km / 1,000m+
– Qershor 4 – Parangalitsa VK, Bulgaria – 4.7 km / 960m+
– Korrik 3 – KV Sierra Nevada, Spain – 4.7 km / 1,050m+
– Gusht 14 – Bjeshkët e Nëmura Vertical Kilometer®, Montenegro – 3.5 km / 1,100m+
– Tetor 15 – Grèste de la Mughéra Vertical Kilometer® – GRAND FINALE, Italy – 4 km / 1,094m+
Mbi 300 konkurrentë nga 18 vende morën pjesë në ” Bjeshkët e Nëmura Skyrunning 2021″, i cili u organizua vitin e kaluar dhe është një nga ngjarjet më të mëdha në natyrë në Mal të Zi.
J