Trupi nacional koordinues për sëmundje infektive, në mbledhjen e mbajtur të martën më 21 prill 2020, ka dhënë pëlqimin në zbutjen e ca masave të përkohshme më parë të futura me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe të jetës së qytetarëve, është komunikuar nga Qeveria e Malit të Zi.
“Duke analizuar situatën epidemiologjike të krijuar nga pandemia Covid-19, në propozim të Institutit të shëndetit publik, Trupi nacional koordinues për sëmundje infektive ka vendosur që ndalesa e lëvizjes së qytetarëve e cila deri tani ka qenë në fuqi prej orës 19:00 ditëve të punës , të shtunën prej orës 13:00 dhe të dielën prej orës 11:00 deri në ora 5:00 në mëngjesin e ditës së nesërme, në të ardhmen është në fuqi ndalesa e levizjes prej orës 23:00 deri në ora 05:00 në mëngjes të ditës së nesërme në të gjitha ditët e javës.
Dyqanet (shitoret) e mallit të konsumit të gjerë, të cilave deri më tani kanë punuar në orar të shkurtër, në të ardhmen do të mund të janë të hapura prej orës 07:00 deri në atë 22:00, ditëve të punës dhe të shtunën”, thuhet në komunikatën e shkruar të Qeverisë së Malit të Zi.
Në komunikatë shtohet e dhëna se është dhënë pëlqimi në zmbrapsjen e aktiviteteve publike sportive dhe të atyre rekreativo fizike në sipërfaqet publike: në disiplinat e ndryshme atletike, me mbajtje të detyruar të distancës (largësisë) dhe me respektim të të gjitha masave tjera preventive, e në veçanti të distancës fizike.
“Banorëve të Komunës së Tuzit u janë hequr masat e posaçme të deritashme të ndalesës, ashtu që prej hyrjes në fuqi të urdhëresave ne të cilat Trupi nacional koordinues ka dhënë pëlqimin të martën (më 23 prill), për qytetarët e Tuzit vlejnë rregullat (parimet) si për të gjithë qytetarët e të gjitha komunave të tjera të Malit të Zi. Me këtë, qytetarët e Tuzit, mund të udhëtojnë për në Podgoricë, ngase Podgorica, Tuzi dhe Danillovgradi trajtohen si një tërësi”, shkruan në komunikatën e Qeverisë.
Trupi nacional koordinues për sëmundje infektive paralajmëron qytetarët se rreziku nuk ka kaluar dhe se domosdo duhet rreptësishtë t’u përmbahen të gjitha masave që janë në fuqi.
Shaban Hasangjekaj