Mali i Zi kremton Diten e Shtetësise: Cili është fati i trojeve etnike shqiptare

Shqiptarët në Mal të Zi janë popullsi autoktone qe jetojnë këtu nga kohet parahistorike, gjatë periudhes rë okupimit romak, bizantin, sllav e otoman. Pas zgjerimit territorial të Malit të Zi drejt trojeve etnike shqiptare në vitin 1878, shqiptarët për herë të parë bëhen shtetas të atij vendi. Shqiptarët që kanë marrë shtetësi malazeze kanë qenë myslimanë dhe katolikë, ndërsa kanë jetuar në qytetet Podgoricë, Tivar dhe Ulqin me rrethinat e tyre, në bregun e lumit Buna dhe buzë të Liqenit të Shkodrës, si dhe në Triesh.

Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë, gjëgjësisht Hotin e Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit, Plavën, Gucinë, Krajën, Rugovën, Pejën dhe Gjakovën. Në trevat e Plavës, Gucisë dhe Pejës, autoritetet vendore malazeze kanë kryer në muajt e parë të vitit 1913 krime të mëdha ndaj popullsisë shqiptare myslimane.
Pas pushtimit të Malit te Zi nga Serbia dhe krijimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve pas Luftës së Parë Botërore, shqiptarët në Mal të Zi kanë vazhduar të jenë të diskriminuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre. Pozita e shqiptarëve ishte përmirësuar paksa në Jugosllavinë e Titos. Në mesin e shekullit XX, sipas statistikave zyrtare në Mal të Zi kanë banuar rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre ishte rritur deri në fund të këtij shekulli.
Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve në SHBA dhe shtetet evropiane për shkak të mungeses së kushteve për jetesê normale, të mungesës së infrastrukturës, të papunësisë së madhe dhe per shkak të mungeses se te drejtave elementare dhe te diskriminimit mbi baza etnike nga ana e shtetit te Malit të Zi./Plava e Gucia Sot