Bashkëvendësi ynë Malsor Gjonbalaj merr titullin Doktor Shkence në sport

Sot, ish futbollisti i njohur Malsor Gjonbalaj, pas një pune te gjate ka mbrojtur disertacionin e doktoratës.

Tema në të cilën doktoroi Gjonbalaj është: “Karakteristikat somatotipe, bazike motorike, specifike motorike, dhe aftësitë funksionale te futbollisteve te rinj bazuar ne pozitën e tyre ne lojën e futbollit” ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ne Universitetin e Mal te Zi.

Gjonbalaj që një kohë ligjëron në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Edukatës Fizike. Ai së fundi ka qenë edhe drejtor sportiv i KF Shkëndija nga Tetova.

Nderkaq ne nje postim ne rrjetin social Facebook ai sot ke bere kete postim;

 

Të dashur miq!

Sot ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ne Universitetin Shteteror te Malit te Zi e mbrojta me sukses Disertacionin e Doktoratures.

Falenderoj profesoret, koleget, familjen, shoket dhe te gjithe ata qe me kane mbeshtetur ne vazhdimesi.

 

Faqja “Plava e Gucia Sot” i Uron bashkëvendësit tonë Dr Malsor Gjonbalaj titullin e doktoratës.