Më 6 dhjetor 2019 në Rozhajë u mbajt Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve” edicioni i njëmbedhjetë me radhë.
Përgjatë këtij programi, u bë ekspozita personale “Guri i nuses” të piktorit nga Shqipëria, z. Pjetër Marku. Ekspozitën e hapi Demush Avdimetaj.
Pastaj programi vijoi në Sallën e madhe të Qëndres për Kulturë në Rozhajë, ku u mbush plot me dashamirë të librit, dashamirë të kulturës, vendas dhe mysafirë të shumtë nga Ulqini, Plava, Gucia, Tuzi, Podgorica, Peja, Prishtina, Deçani, Klina, Istogu dhe Gjilani. Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe 1 minut heshtje për refugjatët e vrarë në Rozhajë në vitin 1999.
Fjalë përshendetese kanë mbajtur, z.Sulejman Ugljanin – Kreyetar i Këshillit të Boshnjakëve në Sanxhak, z. Nysret Kalaçi – ish kryetar i Rozhajës, z.Dren Brahimaj – në emër të familjarëve refugjatë të vrarë në Rozhajë, z. Shefqet Gjocaj – në emer të Ansamblit “Shota”.
Para publikut u shfaq filmi “Koncert në vitin 1936” të regjisorit shqiptar Saimir Kumbaro.
Shoqëria Kulturore Artistike “Vrello Ibar” nga Rozhaja para audiencës dhanë një pikë artistike me valle me motivacion nga Plava.
Më pastaj, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina ka mbajtur një program të pasur kulturo-artistik nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanaj. Ky ishtë një koncert falenderues për popullin e Rozhajës ë iu dhanë popullit të Kosovës. Gjithashtu kënduan Rifat Bytyqi dhe Violetë Kukaj.
Në fund drejtori i Ansamblit “Shota” z. Shefqet Gjocaj ndau për ish Kryetarin e Komuns së Rozhajës, z. Nusret Kalaç, ish Komandann e Policisë z. Shemso Dedeiq, dhe veprimtarin e njohur Z. Ali Daci.
Faruk DACI