Zt Mark Gjonaj sot me bashkëpunëtorë të vet po qëndron ne Plavë Guci. Ne takimet e shumta qe pati sot ne trevën tone, Zt Gjonaj u bëri thirrje votuesve shqiptarë që ta votojnë vetëm Listën e përbashkët shqiptare për komunën e Gucisë. Në një takim të përbashkët dhe vëllazëror me kryetaret e partive politike në Guci, Bujar Hasangjekaj, Enver Dedushaj dhe Miftar Balidemaj së bashku edhe njëherë u dakorduan dhe apeluan që nesër te gjithë te dalin ne votime, ta dëshmojnë forcën e unitetit tonë, duke votuar për bashkim, për partitë tona, sepse ato janë zëri i ynë dhe forca e unitetit dhe shpresa e prosperitetit dhe të së ardhmës sonë.. Plava e Gucia Sot
