Qeveria e Malit të Zi ka votuar masat e reja, më të rrepta, për luftën kundër virusit korona të cilat do të vlejnë nga e hëna më 15 nëntor deri më 1 dhjetor.
Masat e reja janë:
- Ndalohet organizimi i kremtimit të Vitit të Ri në ambientet e hapura (koncertet, tubimet masovike, etj.),
- Ndalohet organizimi i dasmave në ambiente të hapura dhe të mbyllura,
- Ndalohet puna e klubeve të natës,
- Kufizohet orari i punës së objekteve gastronomike deri në mesnatë,
- Ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve të nxënësve, kremtimeve private dhe të ditëlindjeve,
- Rekomandohet qëndrimi vetëm i anëtarëve të familjes brenda shtëpive dhe banesave