Me 23 qershor anulohet taksa rrugore në mes Kosovës dhe Malit të Zi

Në margjina të Samitit WB6 në Vjenë u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nënkryetari i qeverisë së MZ dr Dritan Abazoviq. Ky ishte takimi i parë i dy liderëve pas ndryshimeve që janë bërë në dy shtetet e Balkanit.

Dy palët janë dakorduar që të zhvillojnë politikë të mirëfilltë rajonale dhe si një hap i mirë informuan se do të eliminohet taksa për sigurimin e automjeteve për hyrjen në të dy shtetet përkatëse.

Marrëveshja do të nenshkruhet me 23.06.te enjten në hotel Hilton në Podgoricë ndërmjet përfaqësuesve kosovarë dhe malazezë, në nivel të drejtorave të Angjensive per sigurim.

Ky është edhe një hap më shumë për lehtësimin e procedurave për të gjithë pushuesit kosovarë që duan të kalojnë pushimet në bregdetin e Malit të Zi.
Më tej në takim u diskutua për të ardhmen e dy vendeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh!

Në Vjenë Abazoviq zhvilloj edhe takim bileteral me nenkryetarin e qeverisë së Kosovës Besnik Bislimi ku biseduan për vizitat zyrtare në Prishtinë dhe Podgoricë.