Qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë, të martën më 3 korrik në Shkodër, do të mbajnë mbledhje të përbashkët. Pas mbledhjes do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të shumë akteve, kurse është paraparë edhe konferenca për shtyp e kryetarëve të qeverive Dushko Markoviq dhe Edi Rama. Më pastaj do të mbahet forumi i bizneset të Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, që do ta hapin me fjalët hyrëse kryeministrat Markoviq e Rama.