Guci – Pjesëtarët e shërbimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Veprimtaritë komunale” të Gucisë dhe të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Gucisë, të mërkurën më 8 prill 2020, me aksion të përbashkët kanë kryer dezinfektimin e sipërfaqeve publike në vendbanimin e lagjes “Vruja”, në periferi të Gucisë.
Është e njohur se në këtë lokalitet (ish kamp i strehimit të refugjatëve në kohën e luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë), graviton numër i madh banorësh, shumë sish me nevoja të ndryshme ekonomike e sociale, andaj aksioni në fjalë, është realizuar si masë preventive në pengimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Po ashtu, banorëve të këtij vendbanimi, u janë ndarë rreth 150 maska mbrojtëse.
Informon,
Shaban Hasangjekaj