Mjeshtri i përpunimit të drurit Valdet Rugova nga fshati Hakaj, komuna e Plavës po i qëndron besnik vendlindjes pa e braktisur atë. Valdeti thotë se : “po ashtu u qëndroi besnik edhe klientëve te mi ne kërkesat e tyre”. E kam nisur ketë veprimtari tash e disa vite sepse besoj se me punë fisnike e përkushtim mund të ia dalësh edhe këtu ne trojet e te parëve. Për mua, mbi te gjitha, eshte me rendësi te qëndroj këtu, thekson ai, sepse te tretem në vende të huaja nuk është zgjidhje.
Nuk dua të lavdërohem thekson ai me modesti për portalin tonë, dhe i lë për mua te flasin ata që kanë pasur rastin te ju shërbej me përkushtim, kualitet e mbi të gjitha kënaqësia ime është atëherë kur te dy palët ndahemi te kënaqur e kjo nuk më ka munguar. Ne punishten e tij mund të gjeni: pushimore verore, tavolina druri, shtëpiza druri e po ashtu ky mjeshtër punon edhe mbuloja të ndryshme dhe bën rinovime të objekteve, shtëpive, traseve etj.
E përgëzojmë Valdet Rugoven për rrugën që ka zgjedhur dhe për përkushtimin e optimizmin e tij, duke i uruar pune të mbarë dhe shume klientë të kënaqur në të ardhmen. / Plava e Gucia Sot