Mërgimtarët ndertojnë shkollë në vendlindje: Filloi ndërtimi i shkolles shqipe në fshatin Vishnjeve të Gucisë


Fal angazhimit te mergimtareve nga New Yorku ketyre diteve ka filluar ndertimi i shkolles shqipe ne fshatin Vishnjeve te Gucisë.  Ishte kjo nje inicaiative sa humane po aq dhe atdhetare e ish nxenseseve te kesaj shkolle katerklaseshe të cilët sot jetojnë dhe veprojnë ne New York. këta  njerez human e atdhetarë  permes nje aksioni vullnetar arriten t’i tubojnë rreth $120.000,00 per ndertimin e shkolles se re ne fshatin   Vishnjeve. Në këtë shkollë shqipe  mesimin e vijojnë edhe nxënësit nga  fshtrat  Kukaj dhe Hakaj. 

Kjo shkolle ne gjuhen shqipe rrezikohej te mbyllej per shkak te shkatrrimit nga vjeteresia, por fal atdhetarisë së ketyre mergimtareve nuk u lejua mbyllja e saj. Keshilli per Ndertimin  e Shkolles ne fshatin Vishnjeve falenderon ne pafundesi donatoret, Komunen e Gucise si  dhe institucionet perktese për mbështetjen e kësaj nisme.

Anëtarët e Këshillit për Ndertmin e shkolles në fshatin Vishnjevë:

Kolë Nika Camaj        
Bekim Xhema Rugova
Gjekot Ujka Curanaj   
Imer Sinani Mehaj     
Besim Maxhuni Kukaj
Avdyl Smajli Hakaj     
Mal Tahiri Kukaj         
Haki Hazemi Kukaj        
Viktor Nikolla Curanaj
Dardan Balija Rugova

Redaksia e faqës Plava e Gucia sot i përgëzon këta njerëz human të cilë edhe në mërgim nuk i harrojnë rrenjet e veta dhe vendlindjen dhe i uron punë të mbarë e suksese në realizimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm.