Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Mërgimtaret nga Hoti i Plavës blejnë tekstet mësimore për nxënësit në vendlindje

Nëse thuhet se dashuria për atdheun dëshmohet me vepra atëherë kjo shprehje meritore gjen vetën më së miri te hotjanët që jetojnë në SHBA. Ishte fillim i këtij viti shkollor që zgjoj kureshtjen e të gjithëve me veprimet e dy bashkëvendësve tonë Max Hoti dhe Imer Mehaj që me vetëfinancim dhuruan çanta për shkollaret e ri të Plavës. Sikur kjo nismë u dha edhe më shumë entuziazëm dhe motiv edhe hotjanëve tjerë për të vepruar me aksionin e radhës dhe pikërisht sot me 18 Shtator 2019 ju dhuruan librat dhe tekstet e nevojshme mësimore për 40 nxënësve që u mungonin  duke filluar nga klasa e 2-të  gjerë në 9-ën.

Kërkesa dhe iniciativa e Prof Arton Sinanaj, dhe bashkërendimi e  bashkëpunimi me Ibër Hotin përfaqësues i Hotit ne Kuvendin Komunal të Plavës rezultojë në jetësimin e kësaj nisme humane dhe me shumë vlerë për mbarëvajtjen e mësimit të fëmijëve shqiptar që po rriten në vendlindje. 

Pikërisht sot u përmbyll me sukses dhe u dhuruan në Plavë librat e blera nga diaspora e Hotit të Plavës nga Amerika.

Fjala falënderuese e prof. Arton Sinanaj drejtuar donatoreve :

“Unë Arton Sinanaj ne emër të kolektivit të mësimdhënësve në gjuhen Shqipe  të shkollës fillore Hajro Shahmanovic, Plavë falënderoj bashkatdhetarët tanë, Hotjan të cilët jetojnë dhe veprojnë në SHBA për donacionin e radhës , edhe  kësaj radhe me dhurimin e librave falas. Njëkohësisht i falënderojmë edhe për donacionet paraprake dhe besoj që këto aktivitete do të vazhdojnë dhe do të jemi mirënjohës për kontributin e Hotjaneve dhe zemërgjerin ndaj vendlindjes  e sidomos ndaj te ardhmes tonë, fëmijëve.

Me këto vepra humane dhe vullnetare mund të themi me plot gojë, se krenohemi kudo në botë që jemi Hotjan me vepër e me zemër. Edhe një herë u falënderojmë përzemërsisht.

 Zoti kurrë mos ju hupët, dhe ua shtoftë begatin ne mesin tuaj familjar “

Fjala falënderuese nga  Ibër Hoti përfaqësues i Hotit ne Kuvendin Komunal të Plavës

Të nderuar vëllezër Hotjan,

Kam nder të posaçëm që në emër të nxënësve, prindërve dhe të gjithë shqiptarëve të Plavës të ju falënderoj përzemërsisht për dhuratat  që i keni dhuruar fëmijëve shqiptar në komunën e Plavës, duke i gëzuar përtej mase.

Me nderime ju përshëndes.

Ibër Hoti

Duhet cekur se Ibër Hoti është i vetmi këshilltar shqiptar ne KK të Plavës

Veprimet atdhetare të mërgimtarëve nga Hoti i Plavës u dëshmuan edhe vitin e kaluar me rastin blerjes së librave shkollor por që u finalizuan me një projekt edhe më të madh me blerjen  një minibus për transportimin nxënësve shqiptar në ketë komunë. Frytet e kësaj dhe këtyre nismave dhe veprave madhore sot po i shijojnë shkollaret shqiptar në Hot, Plavë e gjetiu, fal angazhimit dhe përkushtimit të atyre që kurrë nuk ja kthejnë shpinën vendlindjes së tyre.  

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version