MËSUESI I POPULLIT SHABAN (HASAN) FERRI: Në vitin 1941, mësues e drejtor i shkollës në Plavë Guci

Nga: prof Dr Naser Ferri

Shaban Ferri,  biri i Hasanit, nipi i Jakup Ferrit ështe nje nga tre anetaret e familjes Ferri bashkë me gjyshin e tij Jakupin dhe babain Hasanin, te cilet Presidenti i Shqipërisë dr.Sali Berisha i ka dekoruar per veprimtari patriotike e arsimore.

Për merita të veçanta në hapjen dhe sherbimin në shkollen shqipe këndej e andej kufirit shqiptare para dhe gjate Luftës së Dytë Botërore Shaban Ferri ishte dekoruar me Urdherin “Naim Frashëri”.

Shabani ishte lindur ne Plavë në vitin 1893.

Pas shkollimit ne Shkodër e në Elbasan, prej vitit 1924 ka punuar si mësues ne Malësi të Gjakovës, në Tropojë, Pacaj, Zapotë e vendbanime të tjera të Shqipërisë.

Në vitin 1941 ishte kthyer ne Plavë ku kishte hapur shkollat dhe kishte  punuar si mësues e drejtor shkolle në Plavë e Guci.Pas luftës, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ishte dëtyruar te kthehet në Shqipëri (duke u ndarë nga bashkeshortja Hatixhe dhe 5 femijte, të cilët kishin mbetur në Gjakovë) ku kishte punuar mësues ne disa fshatra perreth dhe ne qytetin e Durrësit ku edhe ka nderruar jetë në vitin 1990.

Shabani pas veti ka lënë bijtë: Muharremin e Rexhepin (piktor akademik) dhe bijat: Sebahaten, Shpresën e Besën.

/Plava e Gucia