Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e 24 nëntor do të vizitojë Rozhajën,me rastin e manifestimit “Ora e Malit” i cili u dedikohet refugjatëve të luftës së vitit 1999 të cilët janë vrarë në Komunën e Rozahjes nga forcat serbe.
Në delegacion do të marrin pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, si dhe këshilltarët Flamur Gashi dhe Tedi Blushi. Ardhjen e presidentit Meta e kanë konfirmuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.