Gjatë ditës së nesërme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Me rastin e kësaj vizite, në disa rrugë të Podgoricës janë vendosur flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Disa foto të shkrepura sot në mbrëmje në Podgoricë tregojnë atmosferën në kryeqytetin malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë.
Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

