Gjatë një vizite dyditore në Kosovë, ministri i Brendshëm i Malit të Zi Filip Axhiq u takua me homologun e tij kosovar, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ku u konstatua se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të mira dhe miqësore, si dhe angazhim i ndërsjellë për bashkëpunim në fushën e punëve të brendshme.
Ministrat Axhiq dhe Sveçla ranë dakord që sot, në kohë sfidash rajonale dhe globale, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të forcohen më tej përmes mbështetjes reciproke në arritjen e qëllimeve strategjike.
“Takimi mes dy ministrave ishte një mundësi për të konstatuar bashkërisht marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes dy vendeve, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për bashkëpunim në fushën e punëve të brendshme, si në planin strategjik ashtu edhe atë operacional”, thuhet në njoftim.