MIRËNJOHJE E MERITUAR PËR KOSTUMOGRAFEN SAMKA FERRI

Kostumografja Samka FERRI për 41 vjet të punës së saj të palodhshme gjatë të cilës i ka realizuar 183 kostumografi për shfaqje teatrore, 10 për filma të metrazhit të gjatë, dhjetëra për filma të metrazhit të shkurtër si dhe dhjetëra të tjera për shfaqje të baletit në TVP, Teatrin Kombëtar të Kosovës, Trupën e Baletit të TK, Teatrin Dodona, Kosovafilm, në Teatrin e Prizrenit, të Ferizajt, Pejës, Shkodrës, Tetovës…..u dekorua me mirënjohje për kontributin e çmuar ne zhvillimin e kostumografise për veprimtarinë teatrore nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit e Kosovës si dhe me mirënjohje shumë të çmueshme kolegiale nga kolegët e saj nga trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këto mirënjohje janë frymëzim e shtytje për punën e saj në të ardhmen.

Samka Ferri