Monumenti i Skenderbeut në Ulqin, sa shumë ”zhurmë” për asgjë

Rrethrrotullimi ku do duhej të vendosej Monumenti i Skenderbeut në Ulqin

Mediat malazeze në janar të vitit 2021 kishin publikuar lajmin se Ministria e Kulturës i dha miratimin Komunës së Ulqinit për vendosjen e monumentit të Gjeregj Kastrioti Skenderbeg në rrethrrotullimin e bulevardit që mbante emrin e heroit kombëtar shqiptar, shkruan Ulqini Online.

Kryetari i athershëm i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq e kishte konfirmuar këtë lajm, duke theksuar se Ministria ka aprovuar ndërtimin e një monumenti prej bronzi, një metra e gjysmë të lartë, në një bazament prej tre metra e gjysmë. Këshilltarët komunal të Ulqinit kishin propozuar vendosjen e monumentit me një lartësi 5 metra. Projekti është korigjuar disa herë në lidhje me madhësinë e tij deri sa Ministria e Kulturës e drejtuar nga Aleksandar Bogdanoviç, morri vendimin e fundit.

Siç shkruante TCH një vit më parë, për herë të parë, Nrekiq mori miratimin nga Ministria e Kulturës për propozimin për programin dhe ndërtimin e monumentit për Gjergj Kastrioti, por kuvendi komunal vendor miratoi vendimin e paraqitur me emrin e plotë të heroit – Gjergj Kastriot Skenderbeg. Inspektori i Trashëgimisë Kulturore Veselin Krstiçeviç atëherë urdhëroi asamblenë të miratojë një projekt të ri i cili do të ishte në përputhje me vendimin e korrikut 2018 të Ministrisë së Kulturës.

“Komuna e Ulqinit mund të miratojë Programin për ngritjen e një memoriali duke ndërtuar një monument të heroit legjendar dhe udhëheqësit ushtarak Gjergj Kastrioti vetëm brenda pëlqimit të dhënë”, shkruante në vendimin e nënshkruar nga Bogdanovic në atë kohë.

Ai sqaroi në shpjegimin e tij se Nrekiq paraqiti për herë të parë një propozim për një program që nuk përputhej plotësisht me Ligjin për Përkujtimet. Ai sqaroi se, kur bëhet fjalë për figura të spikatura, ligji në thelb përcakton që, përveç shpjegimit të arsyeve të ngritjes së memorialit, duhet të lihen formulime të panevojshme për përmbajtjen e programit.

Në mars të 2020, Ministria nxori një vendim për aprovimin e ndryshimeve në programin për ngritjen e përmendoreve, që kishin të bënin me fshirjen e fjalës “Đurađ” dhe shtimin e fjalës “Skenderbeg” pas fjalës “Kastrioti”. Në fund të muajit tetor të vitit 2020, parlamenti vendor miratoi propozimin e programit, në mënyrë që Ministria të aprovonte kërkesën e Nrekiq në fillim të nëntorit.

Propozimi i ri, bazuar në projektin e arkitektit Shpetim Maraj nga Ulqini, ndër të tjera, theksonte se fronti në piedestalin e monumentit do të shkruhet në gjuhën shqipe “Gjeregj Kastrioti Skenderbeu 1405-1468” dhe gjuhën malazeze “Gjerg Kastrioti Skenderbeg 1405-1468”. Afati i ngritjes së monumentit është marsi i këtij viti, ndërsa paratë do të sigurohen nga diaspora shqiptaro-malazeze e bashkuar në fondacionin Simon Filipaj me OJQ-në Don Gjon Buzuka, i cili është iniciatori i projektit.

Monumenti do të jetë një kopje e një monumentit ekzistues në Tiranë.

Jemi në fund të vitit 2021 dhe akoma nuk e kami monumentin e Gjeregj Kastrioti Skenderbeg në rrethrrotullimin e bulevardit që mbante emrin e heroit kombëtar shqiptar. Poashtu akoma nuk shohim ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Sa shumë ”zhurmë” për asgjë.