Nga Ramiz LUSHAJ
Pas humbjes së 3 prillit, ende pa i pritë të “7-tat”(!) mësovalajmin absurd se somnabulizohet opozita në Këshillin BashkiakKomunal të Preshevës, e cila po shterzon për shkarkimin e Kryetares së Komunës, Ardita Sinani.
Saktësisht nuk e di se kush është kjo opozita miopekomunare e Preshevës, po me sa kuptoj janë ata, pikërisht ata, qëvotuan me thirrje elektorale e me bindje politike per integrimteksa e votuan për President të Serbisë Vuçiçin, ish ministrinditiramb të Millosheveçit, kaluçin e përultë të Putinit (!) Vuçiçi, si dem politik, i ka kap për brirësh, i ka marrë për vete, i ka kryetarët e tij të komunave në pothuaj në të gjitha qaret/distriktete Serbisë Juglindore, si 100 për qind në Toplica ( 3 komunat),Nisava (6 komunat), Podunavlje (3 komunat), Zajeças (4 komunat), në Broniçevo (nga 8 komuna i ka 5 prej tyre), nëJabllanicë (nga 6 komuna të pakten 4 prej tyre), në Bor (nga 3 dy prej tyre), në Pçinjë (nga 7 dy prej tyre). Ajo çka duhet cek, edhe komunën e Medvegjës, e ka partia SNS e Vuçiçit, e cila ka shkaktuar pasivizim të adresave të shqiptarëve, fshirje të tyre përvotime, spastrim etnik zyrtar modern.
Sigurisht është për të ardhë keq nga ky krahasim rasti, pokjo opozita komunale e Preshevës me drejtuesit e tyre partiakë, nuk i ngjajnë as Vuçiçit kundërshqiptar, i cili e ka zgjedh përkryeministër një femër, ashtu siç është, ajo që është, etj.
Kjo opozita komunale e Preshevës nuk i përngjan kësi rastias Daçiçit kundërshqiptar, partia e të cilit, në Qarkun/Distriktin e Pçinjës (ku përfshihen edhe Presheva e Bujanoci) e kanë tëzgjedhur për kryetare të komunës së Surdulicës, një femër, Aleksandra Popoviç, (mbiemri i të cilës të kujton edhe Mark Milanin e Malit të Zi). Ajo vazhdon detyrën e saj shtetërore, se Daçiçi që i sulmon Shqiptarët e Kosovës Lindore, asnjëherë nuke shantazhuar apo turravrapnue për shkarkim nga funksioni i saj, e zgjedhur nga populli, nga votuesit e saj, nga shumica, sikurseveprojnë opozitarët komunal të Preshevës.
Opozita komunale e Preshevës po me duket tejet mesjetarenë sulmet e saj për shkarkimin e saj, që duan ta kthejnë selinë e bukur të komunës moderne në një kështjellë mesjetare, me “luftëfisesh politike’ për pa aspak fisnikëri, me sulme si principatat e dikurshme pa asnjë princip politik kombëtar e shoqëror.
Në krejt Serbinë Jug-Lindore, me 9 Qarqe/Distrikte e 43 komuna gjithsej, me mbi 1.5 milionë banorë (sipas rregjistrimittë vitit 2011, ku nuk figurojnë saktësisht Shqiptarët e KosovësLindore), janë vetëm dy femra/shoqe të zgjedhura kryetare tëkomunave: Ardita Sinani e Preshevës në Qarkun e Pçinjës dheAleksandra Popoviq e Surdulicës në Qarkun e Pçinjës. Në tëgjithë Serbinë femrat kryetare janë të pakta, kurse për opozitenkomunale të Preshevës, poi u del e tepërt kryetarja e tyre femër, një zonjë e nderuar.
Opozita komunale e Preshevës, me ideatorët miopikë tësulmit dhe kamikazët politikë të shkarkimit, duhet ta dijnë dheduhet t’ua mësojnë se asnjëherë kreu i komunës së Preshevës e të Bujanocit, nuk mund të kthehen në një shilarëse (kolovajzë) politike, e cila më kujton një nga ato kangët e fëmijërisë time tëkahershme:Opla-la ulem ngjitem/ tek litari kolovitem/si piloti zemër trim/fluturoj gjithë gëzim/…trá lá lá, trá lá lá/ të mirë se unë nuk ká…/. Po, duhet thanë se ky litari nuk është si te lojërat e fëmijërisë, po është pikërisht ai litar ku politika e mbrapsht e opozitës komunale “e vetvarë vetveten”, ia ban gjamin edhe politikës shqiptarë në krejt Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës).
Unë nuk e njoh kryekomunaren e Preshevës, Ardita Sinani, veçse si foto e nga disa veprimtari të saj zyrtare publike, po mendoj se ajo është “Një nga Zonjat që mundet ta bëjnë Shqipërinë dhe Preshevën tonë edhe ma të mirë, edhe ma tëbukur, edhe ma të lumtur”.
Opozitë e “politikës ditëzezë” sa merreni me Arditën e Preshevës, merruni ma shumë e ma mirë me “Kobzinjtë e Beogradit”, me Vuçiçët e Daçiçët e Serbisë, që e kanë lanëKosovën Lindore me tre komunat më të pazhvilluaren e ma tëvarfëren në krejt Republikën e Serbisë, që ua shkelin përditë tëDrejtat e Liritë Themelore të jetës, të votës, të votues; që ua sollën humbjen elektorale të 3 prillit 2022, që ju kanë katandisur në një betejë politike mesjetare, deri aty sa të luani me litarin e “vdekjes politike e etnike”.
11 prill 2022