Motrat e nderit nga Kosova e presin Abazoviqin në një Kishë në Petrovac, duke e pershendetur në gjuhen shqipe
Aty sherbejnë murgesha nga Kosova, Shqiperia dhe kanë kuvendin e tyre si dhe shtepinë per te moshuara qe perkujdesen per to.
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritat Abazoviq është pritur nga dy motra të nderit prej Kosovës qe sherbejnë në një Kishë në Petrovac dhe kryjnë misionin e tyre në sherbim të njerezëve në nevojë
Ato e përshëndesin Abazoviqin në gjuhën shqipe.
E Abazoviq ka shkruar në Twitter duke thënë se po e ndërtojnë Malin e Zi evropian.
“Mezi pres të takoj motrën Dritën në kuvendin e mugeshave françeskane në Petrovac.
Ne i trajtojmë të gjitha bashkësitë fetare njësoj, duke dashur që të gjithë në Mal të Zi të ndihen të respektuar. Ne po ndërtojmë shoqërinë civile dhe Malin e Zi Evropian”, ka shkruar ai.
Abazoviq është shkarkuar në gusht të këtij viti, kjo pasi e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.