Mr.Ali M. Ahmeti
U lind më 20 korrik 1944, në Vuthaj të Krahinës së Plavë-Gucisë.
Fillorën e kreu në vendlindje dhe në Guci, gjimnazin më 1964 në Pejë, kurse gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku më 1979 magjistroi në Degën e Letërsisë Shqipe.
-Fatkeqësisht pak para se të mbaronte tezën e disertacionit të doktoraturës në Universitetin e Zagrebit me temën „LETËRSIA GOJORE E KRAHINËS SË PLAVËS DHE GUCISË“, vdiq tragjikisht në komunikacion më 15 prill 1990, ndërsa u varros me nderime të larta në vendlindjen e tijë në Vuthaj.
-Punoi më shumë se njëzet vite në arsim si edukator dhe profesor i nderuar i gjimnazit “Sami Frashëri”të Prishtinës. Ishte studiues i zellshëm dhe mbledhës i pasionuar i folklorit sidomos nga Plavë-Gucia dhe viset tjera shqiptare. Ishte bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
-Në vitin 1986 botoi Studimin Monografik „VAJTIMET DHE GJËMAT SHQIPTARE TË KRAHINËS SË PLAVËS DHE TË GUCISË”.
-Pas vdekjes iu botua vëllimi poetik “KUR DRITAT FIKËN” (1995), “LETËRSIA GOJORE E KRAHINËS SË PLAVËS DHE TË GUCISË” (studimi monogafik disertacionit të doktoraturës, 2004), që ishte dorëshkrimi më i rëndësishëm i tij.
Në vitin 2006 u botuan “VARGU ALFABETIK” poezi për fëmijë, “RRITEM ME VENDLINDJEN” poezi për fëmijë dhe “DHE VAZHDOJ…” poezi për të rritur.
-Publikoi studime, artikuj të ndryshëm shkencorë, punime letrare e kritike. U paraqit me kumtesa dhe tubime të ndryshme shkencore, duke shqyrtuar karakteristikat themelore të krijimtarisë gojore.
-Mr.prof.i nderuar Ali M. Ahmeti ka lënë në dorëshkrim materiale të shumta të letërsisë gojore, studime dhe punime të shumta letrare e të cila jënë të postuara në Arkivin e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
https://www.facebook.com/alimuzlia/