NA RRAHIN ZEMRAT NJESOJ Eh moj hënë Ti tani me…

NA RRAHIN ZEMRAT NJESOJ

Eh moj hënë
Ti tani me sheh mua dhe vendin tim
E sheh sa larg jemi e si na rrahin
Zemrat njësoj

Nju Jorku është I madh ka shume rruge
Makina drita çka s’ka njerëz po aq
Po vendi im me një rrugë’ te çon ne cak

Atje ke kohe edhe për gjumë edhe për pune
Buka s’ka pse t’hahet me ngut
Po ç’të flas unë kot ti I di te gjitha
Njëmend me thuaj
Si është fshati im sonte

A merr fryme si gjithherë siç e di unë
Po lisi I madh aty mbi krua a e ben
Ende ate hijen mahnitese qe t’ben
Te mendosh se ke dymije vjet jete me te

Po ato perrockat nanuritese c’kenge
Po këndojnë sonte
Sa ëmbël kam fjetur nen ata tinguj
Sa pastër I kam lare dhimbjet
Sa këngë I kam fshehur për t’I ruajtur
Nga koha

Me ç’lodhe sonte hënë ma cgropose zemrën
Ne sytë e tu po e shoh kurorën
E bukur te nuses natyre

SHPEND GJOCAJ

poezi e botuar ne vitin 2008 ne librin;
OHET E HESHTURA , autor, Shpend Gjocaj

Leave a Comment