Nagavci në Zvicër, takohet me përfaqësues të LAPSH-it

Foto: Ambasada e Kosovës në Bernë

Ministrja kosovare e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po qëndron për një vizitë në Zvicër.

Nagavci ka takuar sot në Bernë Naser Ulajn, kryetarin e LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë në nivel të Zvicrës. Ulaj e ka informuar ministren për gjendjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Ulaj ka kërkuar mbështetje institucionale nga Kosova për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër..

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe diplomatja Valbona Fazliu-Rrecaj, Ministre-Këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Bernë, është biseduar rreth gjetjes së mundësive për një bashkëpunim sa më efektiv me institucionet e Kosovës në arritjen e objektivave për ngritjen e numrit të nxënësve dhe cilësisë së mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër.