Nail Draga: PARLAMENTARIZMI DHE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI (1990-2020)

Periudha tridhjetëvjeçare në lidhje me skenën politike në Mal të Zi(1990-2020), përkatësisht parlamentarizmin është e mjaftueshme për analiza e përfundime për zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrjen e partive politike, pozitën, opozitën e sidomos partitë politike të pjesëtarëve të popujve pakicë. Janë pikërisht këta parti të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në demokratizimin e skenës politike në këtë mjedis multinacional e multikulturor. Në veçanti do të trajtohen modelet e sistemëve zgjedhore të cilat janë miratuar sipas shijës së shumicës parlamentare, duke mos përfillur vërejtjet dhe propozimet nga partitë politike të popujve pakicë. Dhe nga një qendrim i tillë dëshmon se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar, çështje e cila mbetet gjithnjë e hapur për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjithë. Në këtë aspekt do të trajtohet pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën parlamentare në Mal të Zi sipas pesë modeleve zgjedhore, përkatësisht sfidat e tyre në skenën politike në favor të barazisë qytetare e nacionale në këtë mjedis multinacional, sipas standardëve ndërkombëtare. Po ashtu jepen edhe propozime për modelin zgjedhor që do të ishte ma i përshtatshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët, përkatësisht përfaqësimin e tyre autentik në Mal të Zi.

Nga monizmi në pluralizëm

Për ta pasë të qartë këtë periudhë tridhjetëvjeçare e kemi ndarë në tre faza të cilat kanë veçoritë e veta, në sajë të ngjarjeve politike të cilat kanë qenë me ndikim në Mal të Zi. Kemi të bëjmë me kohën e shkatërrimit të shtetit të ish-Jugosllavisë, formimin e bashkësisë së re shtetërore RFJ e përbërë nga Serbia e Mali i Zi dhe së fundit me pavarësinë e Malit të Zi, në sajë të refrendumit të mbajtur me 21 maj 2006. Nga ajo kohë e deri më tash proceset politike në Mal të Zi dëshmojnë se kemi të bëjmë me një mjedis të pa konsoliduar, sepse qytetarët të cilit ishin kundër pavarësisë se Malit të Zi, vazhdojnë me qasjen e tyre, që është dëshmuar në mënyrë praktike disa herë deri më tash, dhe së fundit në zgjedhjet parlamentare(30.8.2020).

1.Faza e parë(1990-1997)

Kjo fazë ka të bëjë me kohën posmoniste e cila në sajë të papërvojës në shumë aspekte i ngjasonte kohës së monizmit. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse në pushtet e qeverisje ishin ata që ishin më parë, ndonëse deklaroheshin të moderuar të paktën në retorikën e përdorur, duke mos reflektuar se kemi të bëjmë ne demokracinë pluraliste.

Në këtë kohë kishim në praktikë dukuritë paradoksale, sepse të gjithë ata të cilët deklaroheshin së janë për pavarësinë e Malit të Zi cilësoheshin si armiq(!) ku bënin pjesë pjesëtarët e popujve pakicë(pakicat kombëtare) kryesisht shqiptarët e boshnjakët, e nga ata malazias ishin anëtarët e Partisë Liberale të Malit të Zi(LSCG). Një qendrim i tillë nga ana e pushtetit ishte dëshmi se ata ishin në mbeshtetje të politikës serbomadhe, ku bënte pjesë partia e DPS-it si dhe të gjitha partitë tjera serbe e proserbe në Mal të Zi.

Në këtë kohë me shpalljën e pavarësisë së Sllovenisë e Kroacisë me 25.6.1991 përfundoj së ekzistuari shteti i ish-Jugosllavisë.Deri në prill të vitit 1992 edhe dy republikat tjera Bosna e Hercegovina dhe Maqedonia kanë miratuar deklaratën për pavarësi, duke lënë në federatë vetëm Serbinë dhe Malin e Zi. Në lidhje me këtë çështje në Mal të Zi është mbajtur referendumi me 1 mars 1992, për të përfillur disponimin e qytetarëve se a janë së bashku me Serbinë për të formuar shtetin me emrin Republika Federative e Jugosëlavisë. Dhe pas një referendumi të tillë i cili ishte për një shtet të përbashkët me Serbinë, me me 27 prill 1992 formuan Republikën Federative të Jugosllavisë(RFJ). Në këtë krijesë shtetërore ishte edhe Vojvodina dhe Kosova, me status pothuaj kolonial, në sajë të eliminimit të autonomisë në vitin 1989.

Në aspektin politik partia kryesore(DPS) deri në vitin 1997 ishte unike në të njëjtin kurs politik sikurse partia e S.Millosheviqit në Serbi. Por, në këtë vit ndodhi distancimi nga politika e tillë nga ana e M.Gjukanoviqit, që ndikoj në ndarjën e kësaj partie(DPS) në dy pjesë ate promalazeze e disatncuar nga politika serbe në Beograd dhe partia tjetër(SNP) që ishte mbeshtetëse e politikës serbe në Beograd. Një ndarje e tillë ishte në favor të rrjedhave dhe të skenës politike në Mal të Zi, duke eliminuar monopolin e një partie politike, sikurse në monizëm. Kjo periudhë kohore veçohej me krizë ekonomike dhe inflacionin të panjohur deri më tash në prëmasa botërore. Nga një situatë e tillë dhe rrezhanave shoqërore dhe mbeshtetjës ushtarake të politikës serbe nga ana e pushtetit të Malit të Zi, një numër i konsideruar i shqiptarëve emigruan në botën e jashtme. Ishte ky vazhdimi i një pastrimi i heshtur etnik, që ndikoj në rënin e numrit të popullsisë shqipre si dhe shpopullimin e vendbanimeve të tyre.

Në sajë dekompozimit politik të partisë–shtet(DPS), në vitin vijues u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u formu qeveria e re me pjesëmarrjën e përfaqësuesve të popujve pakicë(shqiptarët e boshnjakët).

2. Faza e dytë(1998-2005)

Kemi të bëjmë me një periudhë dinamike, sepse gjatë kësaj kohe në Mal të Zi kemi qeverinë pluraliste sepse për të parën herë marrin pjesë partitë politike të popujve pakicë duke ndikuar në avancimin e pozitës dhe statusit të tyre. Enkas në lidhje me këtë çështje u formu Ministria e popujve pakicë dhe të drejtave të njeriut e cila fillimisht dhe kryesisht është udhëhequr nga shqiptarët. Në këtë kohë kemi edhe ngjarjët rreth Kosovës dhe shpërthimi i luftës aty nga piushteti neofashit serb i S.Millosheviqit. Duke filluar nga shtatori 1998 e deri në qershor 1999, kur përfundoi lufta në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-s, në Mal të Zi janë strehuar rreth 80.000 refugjatë nga Kosova, të cilët kanë qendruar këtu nga Rozhaja në veri e Ulqini në jug, të cilët një pjesë e madhe e tyre më pas janë vendosur në vende të ndryshme të botës.

Po ashtu duhet cekur se në këtë kohë ndryshoi edhe statusi shtetëror nga RFJ në Bashkësia Shtetërore Serbia e Mali i Zi(4.2.2003). Emërtimi i bashkësisë shtetërore nga dy ish republikat ishte sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar së në Mal të Zi ndjenja e pavarësisë ishte në rritje, ndërsa mbajtja e referendumit për pavarësi ishte bërë temë dominuese të qytetarët në Mal të Zi.

3. Faza e tretë(2006-2020)

Në sajë të Deklaratës kushtetuese të Bashkësisë Shtetërore Serbia e Mali i Zi të miratuar me 4.2.2003, ku së cili shtet mund të kërkojë pavarësinë përmes referendumit, dëshmon se në këtë shtet së shpejti do të kemi ndryshime konstitucionale.. Pikërisht duke marrë parasysh këtë mundësi dhe disponimin e qytetarëve u bënë përgatitjet për mbajtjën e referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi që është mbajtur me 21.5.2006. Në sajë të rezultatëve të referendumit ku për pavarësi janë deklaruar 55.5% e qytetarëve, ndërsa kundër ishin 44.5% e tyre. Kemi të bëjmë me ndarje të qytetarëve në dy blloqe politike, pro malazias e pro serb dukuri kjo që është e pranishme .edhe në vitët në vijim.

Në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi rolin vendimtar e kanë pasur popujt pakicë, shqiptarët e boshnjakët, sepse pa mbeshtetjën e tyre nuk do të realizohej pavarësia nga Serbia. Mali i Zi e shpalli pavarësinë me 3.6.2006, ndërsa edhe Serbia e shpalli me 5.6.2006, ku mori fund Bashkësia Shtetërore Serbia e Mali i Zi.

Në vitin 2007, Kuvendi i Malit të Zi miratoi Kushtetutën e cila është e para në shtetin e pavarur, ndërsa në aspektin e mbrojtjës pranohet në NATO(5.6.2017).

Në këtë periudhë kohore pas pavarësisë ndarjës politike në Mal të Zi kanë mbetur konstante, që është dëshmuar përmes zgjedhjeve lokale e atyre parlamentare, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar politikisht. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, pas tre dekadave të udhëheqjës së pushtetit nga ana e DPS-it në koalicion më parti tjera, kësaj here opozita ia arriti qellimit duke arritur fitore në zgjedhje. Kemi të bëjmë me një koalicion heterogjen i përbërë nga shumë parti politike ide dhe programe të ndryshme, të cilat i ka bashkuar energjia për të larguar nga skena politike pushtetin e DPS-it që ishte vazhdimësi e monizmit edhe në pluralizëm si në asnjë vend tjetër ne ish kampit socialist në Evropën Juglindore. Se si do të funksionojë pushteti i ri përkatësiht qeverisja e re a do të ofrojë risi apo do të jetë identike si pushteti i mëparshëm mbetët të shihet në të ardhmën.

(Pjesë nga kumtesa e paraqitur në Konferencën shkencore “Pluralizmi dhe shqiptarët ndër vite” në organizim të Fakultetit Filozofik të UP, mbajtur në Prizren më 10.6.2021