Natasha Kandiq ia kujton Abazoviqit çka bëri Gjukanoviqi më 1999 për kosovarët e dëbuar

Natasha Kandiq në Twiter ia përkujton Dritan Abazoviqit që Gjukanoviqi në vitin 1999 i kishte pranuar 100.000 shqiptarë të dëbuar me dhunë nga forcat serbe nga Peja e Dukagjini

Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare Natasha Kandiq e ka bërë në rrjetin Twiter një post ku e ka kritikuar liderin e platformës “Crno na bijelo”(Bardhë në zi) Dritan

Abazoviq.Ajo ia ka drejtuar kritikat Abazoviqit për shkak të vendimit të tij që mos ta përkrah Millo Gjukanoviqin.

Pos të tjerash ajo ka cek faktin se Millo Gjukanoviq në vitin 1999 i kishte pranuar 100.000 shqiptarë të cilët serbët i kishin dëbuar nga vatrat e tyre në Pejë dhe rrethinë.

Ajo ka shkruar se :”Dritan Abazoviq duhet ta di që më 27 e 28 mars 1999 Millo Gjukanoviq i kishte pranuar dhe strehuar në Mal të Zi mbi 100.000 shqiptarë të cilët ushtria e forcat paramilitare serbe i kishin dëbuar nga Peja dhe fshatrat e rrethinës së Pejës.

Ish politikanja serbe Vesna Peshiq e ka komentuar në mënyrë primitive këtë postim të N.Kandiq me fjalë:” Ani çka, kjo kishte ndodhur para 20 vitesh”.

Përndryshe edhe në Mal të Zi shumë njerëz e kundërshtojnë koalicionin e mundshëm të Abazoviqit me partitë proserbe dhe janë të gatshëm ta kundërshtojnë ardhjen në pushtet të serbo-çetnikëve.

Në Tubimin e së dielës të organizuar në Podgoricë nga “Forcat patriotike” me qëllim të “shpëtimit të Malit të Zi nga forcat çetniko-serbe” njëri nga folësit- Pegja Vuçuroviq, duke ua kujtuar qytetarëve të tubuar në këtë vend që “hijet e të parëve Ju vezhgojnë dhe nuk guxoni t’i turpëroni” i ka porositur të pranishmit se:” Ju aspak nuk i përngjani pjellës së djallit.Ju jap fjalën që këtu nuk do të ketë as zogjë të zi, as tela e as Srebrenicë.E ka shijuar Mali i Zi “lirinë” e tyre për disa dekada dhe na ka mbete në fyt.I falemnderohet Mali i zi “lirisë serbe”.

Mendoni mirë qytetarë të Malit të Zi a ju duhet liria e Drazha Mihajlloviqit” i kishte porositur bashkëkombësit në fund.

Ndërkaq Nemanja Batriçeviq i kishte porositur liderët e URA-së që të mendojnë mirë si të veprojnë, dhe nëse e dorëzojnë Malin e Zi në duar të çetnikëve do të mbahen në mend si tradhtarë më të këqij. Vëllezërve boshnjakë, shqiptarë e kroatë u ka porositur që sot bashkë me ta shqetësohen edhe qytetarët malazezë dhe serbet e orientuar kah shteti demokratik.

Fjalimin e vet e kishte përfunduar me fjalë: “Nuk do të dorëzohemi para fundërrinave çetnike të Ravna Gorës, ashtu siç nuk ishin dorëzuar as të parët tanë