Ndahet nga jeta në Prishtinë inxhinieri i shquar Avdi Gjonbalaj

Ndahet nga jeta në Prishtinë inxhinieri i shquar Avdi Beqir Gjonbalaj. Përmes një postimi në Facebook, familjarët e të ndjerit njoftojnë se varrimi i të dashurit të tyre do të bëhet sot, më datën 21 Korrik 2024, në varrezat e Prishtinës.

Njoftimi:

Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, sot vdiq Avdi Beqir Gjonbalaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 6 pasdite në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Familja Gjonbalaj Prishtinë, Vuthaj dhe diasporë.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për shuarjen nga jeta të familjarit të tyre të dashur dhe bashkëvendësit tonë të shquar Avdi Beqir Gjonbalaj, një intelektual i rrallë dhe me vlera të larta në çdo fushë të jetës.