Ndërprehet ora policore dhe hiqet karantina në komunën e Gucisë

Siç njofton nënkryetari i komunës së Gucisë٫ Edon Balidemaj ne nje komunikim me portalin Malesia,me nga nesër në këtë komunë ndërprehet ora policore dhe hiqet karantina si dhe fillojnë me punë lokalet.

NJOFTIM

Nga nesër në Guci:

• 1. Fillojnë punën gastronomia (kafenet, baret, restorantet, hotelierit, etj.)
Max. 2 persona për tavolinë në ambient të mbyllur dhe max. 4 persona për tavolinë në ambient të hapur – duke rrespektuar distancen mes tyre min. 2 metra, 
Ndalohet vetësherbimi dhe ulja në/afër banakut,
Orari: 06:00 deri në ora: 22:00;

• Ndërprehet ora policore, hiqet karantina për Gucinë dhe kufizimet tjera të veçanta;

• Maskat janë obligative, në ambient të hapur dhe të mbyllur në gjithë territorin e Malit Zi.

Do të ketë kontrolle shtesë mbi rrespektimin e masave dhe nuk do të ketë tolerancë sepse nëse nuk rrespektojmë ato, përveç që rrezikojmë shendetin publik edhe do të ketë rimbyllje.

Distancën 2 m, maskën dhe higjienen!