NDËRROI JETË NË NEW YORK, ZEF PËRNOCA, VATRANI I DEVOTSHËM

Dje , më 24 Gusht 2020, ndërroi jetë në Shtëpinë e Tij në White Plains,New York,  bashkatdhetari ynë, Vatrani i përkushtuar, që ka më shumë se gjysmë shekulli në Vatër, Zef Përnoca. Ai vuante që prej 16 muajësh pas një paralize që ishte pasojë e Strokës që pësoi me 17 Prill 2019.

SHËRBIMET FUNERALE: TË PREMTEN 28 GUSHT, MESHA DHE VARRIMI TË SHTUNËN

     Njoftohet Komuniteti se shërbimet funerale për të ndjerin Zef Përnoca organizohen Ditën e Premte, 28 Gusht 2020, nga ora  2.00 P.M. deri në orën 9. P.M. në Shtëpinë Mortore:

 Ballard-Durand Funeral & Cremation Services

Adresa: 2 Maple Ave, White Plains, NY 10601

   Telefoni i Funeralit: (914) 949-0566

     Në funeral, Pandemia e Koronavirusit dikton distancë dhe përdorimin e maskave.

          Mesha e Dritës do të organizohet të Shtunën, 29 Gusht 2020 në orën 10.00 .A.M. ,Pas Meshës , varrimi do të bëhet në Varrezat: GATE OF HAVEN CEMETERY.

Te pikëlluar bashkëshortja: Mirja, djali Alberti vajza Bilinda si dhe të afërmit e të ndierit.

Me ndarjen e Zef Përnocës komuniteti shqiptaro-amerikan humbi nje atdhetar te shquar qe pergjithonë do na mungoj.

Pushoftë në Paqe Shpirti i atdhetarit dhe aktivistit të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan Zef Përnocës!

/Plava e Gucia Sot