Me datë 12 prill 2025, një aksident tragjik i ndodhur në Belton, Texas i mori jetën Fitim (Enis) Nelës, një ushtar i ri i Gardës Kombëtare Amerikane, me prejardhje nga Peja. I ndjeri ishte vetëm 25 vjeç.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe Policia e Beltonit, e cila bëri të ditur detajet e para të aksidentit:
“Aksidenti ndodhi rreth orës 10:55 të mëngjesit në rrugën FM 439, pranë Lake Park Road. Fitim Nela ishte duke udhëtuar me motor bashkë me një grup motoristësh në drejtimin lindor, kur për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me pjesën e përparme të një veture të markës Buick.”
Përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e aksidentit.

Lamtumira e fundit për Fitimin e ndjerë:
Fitim (Enis) Nela
(11 janar 2000 – 12 prill 2025)
• Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të premten, më 18 prill 2025, nga ora 14:00 deri në 20:00, në adresën:
Lucia-DiBari Funeral Home
569 E 184th St, Bronx, NY 10458
• Varrimi do të bëhet të shtunën, më 19 prill 2025, me nisje nga funeral home në ora 10:00 të mëngjesit.
Varrimi do të bëhet në:
Kensico Cemetery
273 Lakeview Ave, Valhalla, NY 10595
Familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Fitimin janë të ftuar të marrin pjesë në ceremonitë për nder të jetës dhe veprës së tij.
⸻
Ngushëllime nga Portali “Plava e Gucia Sot”:
Stafi i portalit Plava e Gucia Sot shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nela, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit Fitim Nela. Humbja e një jete të re dhe të vlefshme si e tij është një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin. U prehtë në paqe dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të.