Site icon PLAVA E GUCIA SOT

NDERTON UREN SI AKT BAMIRESIE PRAN VARREZAVE TE FSHATIT

Gjate këtyre ditëve ne Vuthaj, gjegjësisht ne lagjen Gjonbalaj, bashkëvendësi ynë Salih Ramë Gjonbalaj është para përfundimit te urës qe te dërgon te varrezat e fshatit. Procka apo sheu si e quajmë ne vuthjanet gjithnjë shkaktonte kokëçarje gjate kohërave te te reshurave atmosferike dhe vështirësonte kalimin gjate rasteve mortore. Ura është e gjate 4m dhe e gjere 3,50. Krahët e urës ne hyrje dhe dalje janë 4m. Pllaka nen ure per te evituar gërryerjen per shkak te terenit te thyer eshte 4X3:50  si dhe muret mbrojtëse ne hyrje dhe dalje te ures.

Ky akt bamirësie u vlerësua lart nga vuthjanet por njëkohësisht duke shprehur konsideratat me te larta për këtë vepër te Salihit . Gjate kohës se Jugosllavisë titiste familja e Salihit ishte e përndjekur nga UDB-ja ku te dënuar per veprimtari kombëtare  kishte motrën Ajshen me 13 vite burg, velleun Beqirin me dy vite burg dhe nipin Tahirin me 5 vite burg. Por siç duket dhuna ndjekja dhe persekutimi vetëm kanë shtuar dashurin për vendlindje ne këtë familje atdhetare.

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version