Ndotja e ambientit nga turizmi i shfrenuar në Plavë Guci

Përderisa po kërkojmë zhvillimi të  turizmit në rajonin e  Plave Gucisë, në të njëjtën kohë në vendlindje po ngrihen shqetësime të vazhdueshme e të arsyeshme lidhur me  degradimin e ambientit në tërë trevën tonë nga vetë turistet dhe vizitoret.

Pikat turistike të Plavë Gucisë  çdo ditë e më shumë po ndoten nga vizitoret qofshin ata vendor nga Plave Gucia apo edhe ata nga jashtë.

 Nëse vazhdohet me këtë dukuri të keqe rrezikohet edhe vetë kjo veprimtari  fitimprurse për plavë-guciasit të cilët ushtrojnë këtë biznes.

Vizitorët te Syri i Kaltert në Vuthaj përveç që gjatë qëndrimit aty  hedhin mbeturina,  ata po e rrezikojnë edhe këtë bukuri natyrore duke hedhur gurë në vazhdimësi që ngreh alarm në vete se kjo menyrë e rrezikon edhe vetë egzitencën e ketij atraksioni të jashtëzakonshëm natyror.

Te Syri i Kaltert nuk ka ndonjë tabelë udhëzuese që ndalon ndotjen e këtij vendi të virgjër dhe fal këtij fakti  individët e papërgjegjshëm edhe sillen ashti si nuk duhet duke e shemtuar këtë margaritar natyror.

Këto degradime me hudhjen e  mbeturinave janë të dukshme në çdo pikë l, si tek Ujëvara e  Vuthajve, tek Krojet e Vuthajve (Ali Pashë Gucisë) e madje  deri tek Liqeni i Shtares dhe tek Liqenet e Jezeres.

Është koha e fundit që  Komuna e Gucisë dhe organet kopetente t’i  vendosin tabelat adekuate me mbishkrime  udhëzuese për ta parandaluar këtë formë të egër të ndotjes e  shkatërrimit të natyres së virgjër të trevës sonë.

Është po ashtu  edhe përgjegjësi e bizneseve vendore që edhe ata të kontribuojnë në  këtë drejtim duke apeluar dhe senzibilizuar vizitorët  që ta ruajnë  ambientin dhe bukuritë natyrore të  trevës sonë.

Komuna së bashku me bizneset  vendore duhet te angazhojnë inspektorët sezonalë por edhe të punojnë në vetëdijesimin e popullatës vendore dhe të vizitorëve  me qëllim të  ruajtjes së  ambientin e jo çdo gjë te lihet nën  mëshirën e fatit dhe pergjigjesisë personale të individëve.

Hapat konkrete  lidhur me mbrojtjen e ambientit duhet të ndërmerrën menjëherë sa nuk është bërë tepër vonë.

Esad Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot